Petrit Mazrekaj: Do ta shkatërroj boksa birin e Arkanit, më zi se raketat e NATO-s

Sporte luftarake 16 Korrik 2019 17:12

Boksieri kosovar, Petrit Mazrekaj ka ngritur edhe më shumë tensionet para meçit të shumëpërfolur me birin e kriminelit serb, Arkan, Veljko Raznatoviç.

Mazrekaj ka qenë shumë i zëshëm para përballjes, duke shprehur optimizëm të madh në fitore, derisa së fundmi ka tërhequr edhe më shumë vëmendjen me një postim tejet interesant në Facebook.

“Epilogu i krimineleve qe vrasin, tashme eshte i qarte. Arkani dhe paramilitaret e tij janë perzene nga Kosova si humbës te fëlliqur, duke ia pamundësuar me bo krime te tjera.

“Ndërsa djalit te tij, do t’ia pamundësoje qe me dale ne ring përsëri. Do ta shkatërrojë boksa, me zi se sa tomahowkat e NATO-se.

“Shqipet fluturojnë larte!”

 

-->