Phil Foden fiton çmimin e lojtarit të ri më të mirë në Premier Ligë

Futboll 05 Qershor 2021 15:37

Manchester City po dominon Premier Ligën me çmimet individuale të fituara.

Foden është bërë figurë kyçe nën drejtimin e Pep Guardiolas ku ka shkëlqyer me Manchester Cityn duke fituar titullin e Premier Ligës dhe Kupën e Ligës (Carabao Cup)

21 vjeçari kishte regjistruar 28 paraqitje këtë sezon në Premierligë dhe kishte shënuar nëntë gola dhe pesë asistime.

Ai u shpall lojtari më i mirë i ri i sezonit 2020/21. Ky çmim vjen pas dy çmimeve të tjera të cilat i fituan Ruben Dias dhe Pep Guardiola.

-->