Pinar Karsiyaka – Z Mobile Prishtina, pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat

Basketboll 09 Janar 2019 19:21

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Pinar Karsiyaka – Z Mobile Prishtina, e vlefshme për xhiron e tretë në Gupin I të FIBA Europe Cup.

Pas 20 minutave të parë, skuadra turke është në epërsi prej 12 pikësh, 54:42.

Vendësit gjatë gjithë kohës e diktuan ritmin e lojës dhe epërsia e tyre ka shkuar edhe deri në 18 pikë.

Assem Marei me 16 e Sek Henry me 11 pikë ishin më efikasit te Pinar Karsiyaka, ndërsa Kyan Anderson me 13 e Dardan Berisha u dalluan te Z Mobile Prishtina.