Pinjolli i familjes më të famshme mafioze, fillon karrierën në MMA

Sporte luftarake 31 Mars 2018 09:16

 

Kur dikush në sport ka mbiemër të famshëm është zakonisht pse dikush nga familja e tij ka pasur karrierë të suksesshme sportive më herët dhe kjo gjithmonë për sportistin do të thotë më shumë famë, më shumë ekspozim, por edhe më shumë pritshmëri e presion.

Mirëpo, në Nju Jork, në qarqet ë luftëtarëve të MMA-it kohëve të fundit po qarkullon një luftëtar që ka emër dhe mbiemër shumë të famshëm për adhuruesit e MMA-it, por edhe më të famshëm për të gjithë banorët dhe posaçërisht ata që e njohin jetën në asfaltin e Nju Jorkut.

John Gotti III, nipi i John Gottit mafiozit më të famshëm të gjysmës së dytë të shekullit XX në Nju Jork, ka filluar një karrierë si profesionist në MMA dhe pas debutimit të tij, që u konsiderua më shumë si shou dhe paraqitje për hobi, John Gotti III tashmë ka konfirmuar se në maj do të zhvillojë edhe luftën e tij të dytë si profesionist në MMA.

Përderisa gjyshi dhe babai i tij, aq sa kanë enë të njohur si mafioze të pamëshirshëm, po aq edhe për shkak të dukjes, veshjes dhe stilit të pashoq në Nju Jork, nipi duket se është i njohur për tatuazhet e tij, dukjen dhe dëshirën që fuqinë dhe shkathtësitë për rrahje ti përdorë në oktagon.

Jon Gotti u bë figurë e pavdekshme në momentin kur Armand Assante e luajti rolin e tij në filmin me të njëjtin emër që ka qenë ndër filmit më të përfolur dhe më të njohur televiziv të kohës.

-->