Pioli shërohet nga koronavirusi, nesër në bankinë

Futboll 02 Dhjetor 2020 10:30

Trajneri i Milanit Stefano Pioli dhe zëvendësi i tij, Giacomo Murelli kanë rezultuar negativ në testin për koronavirus dhe do të jenë të gatshëm për ndeshjen e Europa League kundër Celticut.

Lajmin e ka bërë të ditur klubi rosoner përmes një komunikate të lëshuar në faqen zyrtare.

“AC Milan raporton se trajneri Stefano Pioli dhe zëvendësi i tij Giacomo Murelli rezultuan negativ në testin e kryer dje. Pioli dhe Murelli do të drejtojnë stërvitjen sot dhe nesër në mbrëmje ata do të jenë rregullisht në stol në ndeshjen e Ligës së Evropës Milan-Celtic Glasgow”, thuhet në njoftimin e klubit.

Pioli mungoi në tri ndeshje të Milanit të cilat i drejtoi Daniele Bonera duke shënuar dy fitore dhe një barazim.

-->