Pique flet pas humbjes turpëruese ndaj Bayernit

Futboll 14 Gusht 2020 23:04

Sapo ka përfunduar takimi mes Bayern dhe Barcelonës në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, transmeton Insporti.

Kampioni në fuqi i Gjermanisë e ka demoluar nga fillimi e deri në fund të ndeshjes kundërshtarin, duke e mposhtur me rezultat të thellë 8-2.

Një humbje sureale e cila është humbja më e thellë në histori të Barcelonës në Ligën e Kampionëve.

Pas takimit për media ka folur mbrojtësi spanjoll, Gerard Pique i cili u shpreh me vetëm pak fjalë.

“Ne kemi prekur fundin. Ky klub duhet të ndryshojë” – tha ai.

Kujtojmë që Bayerni Muncheni pret fituesin e takimit Manchester City – Lyon në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

-->