Pique tallet brutalisht me Real Madridin kur pyetet “sa herë ka bërë seks”

Futboll 29 Mars 2019 12:08

Barcelona ka dominuar rivalin e përbetuar, Real Madridin në kohët e fundit, duke e mposhtur atë plot dy herë brenda një jave.

Katalunasit mposhtën rivalin nga Madridi 3-0, në kuadër të Copa del Rey, më 28 shkurt, para se të fitonin kundër të njejtit kundërshtar me rezultat 1-0, tre ditë më vonë, në përballjen e cila u luajt në kuadër të kampionatit spanjoll, transmeton Insporti.

I ftuar në emisionin “La Resistencia en Movistar”, mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique u pyet sa herë ka bërë seks.

Në një përgjigje brutale, spanjolli tha: “A llogariten edhe ato në Santiago Bernabeu?”

Pique, me këtë, vetëm sa do ta zgjerojë reputacionin e tij si një njeri shumë i urryer në Madrid. /Insporti.com/