“Pit Stop” më i shpejtë në histori, Red Bull vendos rekordin në Silverstone

Formula 1 17 Korrik 2019 10:25

Gjatë garës së Çmimit të Madh të Britanisë së Madhe në Formula 1, skuadra e Red Bull ka vendosur rekordin e pit stop (ndalesës) më të shpejtë në histori.

Mekanikët e skuadrës austriake kanë ndërruar gomat e njëvendëshes së shoferit Pierre Gasly në 1.91 sekonda (më pak se dy sekonda).

Kjo ndodhi në xhiron nr.13 të garës së zhvilluar ditën e diel në pistën e Silverstone.

Rekordi i mëparshëm, 1.92 sekonda, i përkiste mekanikëve të makinës së Williams dhe shoferit Valtteri Bottas.

Në vitin 2016, në garën e Baku (Azerbajxhan), nlandezi ndërronte gomat me kohën rekord 1.92 sekonda, por që tashmë i përket së shkuarës.