Pjesa e parë pa gola, lojë tejet e dobët nga të dy palët

Futboll 18 Tetor 2020 14:25

Ka përfunduar pjesa e parë e super derbit ndërmjet Dritës dhe Gjilanit, në kuadër të Superligës së Kosovës, shkruan Insporti.com.

Gjyqtari kryesor i ndeshjes Mervan Bejtullahu ka dërguar të dy skuadrat në dhomat e zhveshjes, pas përfundimit të pjesës së parë.

Rezultati i pjesës së parë është baras pa gola, pasi të dy skuadrat treguan një pjesë të parë tejet të dobët.

Drita rrezikoi nëpërmjet Xhevdet Shabanit dhe Namanit, por që nuk arritën të dërgojnë topin në rrjetin e portierit Ene Koliqi.

Gjilani tregoi një pjesë të parë të dobët, duke mos rrezikuar portën e Faton Malokut të Dritës.

Në fillim të ndeshjes, kishte nervozizëm nga të dy palët. Mbrojtës i krahut të majtë i Dritës, Ilir Blakçori u ndëshkua me karton të verdhë, po ashtu edhe Gramoz Kurtaj i Gjilanit pas një ndërhyrje të ashpër në Namanin e Dritës. /Insporti.com/

-->