Plani 540 milionë euro i Real Madridit

Futboll 03 Maj 2019 10:45

Se do të ketë revolucion tek Real Madridi në fund të këtij sezoni tashmë dihet, edhe emrat më të nxehtë që lidhen me kalimin në Madrid dihen.

Gjithsesi për t’u realizuar plani i klubit madrilen me të gjithë lojtarët e përfolur deri tani duhet që të paktën të shpenzojnë 540 milionë euro, sipas llogarive të bëra nga spanjollja “AS”.

Deri tani është konfirmuar blerja e Militao nga Porto, i cili i ka kushtuar 50 milionë euro Florentino Perezit.

Operacioni më i vështirë dhe më i shtrenjtë pritet të jetë afrimi i Paul Pogba, që sipas medieve në Angli, Manchester United do të kërkojë të paktën 150 milionë euro për mesfushorin francez.

Ndërkohë që Chelsea do 112 milionë për të lënë të lirë Eden Hazard, teksa 28-vjeçarit i skadon kontrata në qershor të vitit 2020.

Për Christian Eriksen, Tottenhami kërkon mbi 100 milionë euro, por deri tani Reali ka ofruar deri në 85 milionë, duke mos e konsideruar danezin në të njëjtin kalibër si Pogba dhe Hazard.

Gjithsesi vlera e tij mund të rritet nëse “Spurs” ia del të shkojë në finalen e Champions League.

Këtyre tre emrave tani iu shtohet edhe Tanguy Ndombele, 22-vjeçari i Lyon kushton 80 milionë euro.

Ndërsa i fundit është Luka Jovic i Eintracht Frankfurt.

21-vjeçari serb që është në negocim që prej muajit prill për të kaluar në “Bernabeu” do të iu kushtojë të paktën 60 milionë euro “Los Blancos”.

Ndërkaq deri tani janë shpenzuar 50 milionë euro për Militao, që po t’i mbledhësh të gjitha këto vlera shkojnë në rreth 540 milionë euro.

Një shifër e madhe, sepse në 5 vite Real Madridi ka shpenzuar 543 milionë euro për të blerë 23 lojtarë.

Megjithatë marrëveshja e fundit me Adidas, do bëjë që klubi të përfitojë të paktën 100 milionë euro në sezon, për më tepër që mund të llogariten shitja e lojtarëve me peshë si Bale, James dhe Kovacic. /Insporti