Plani B i Real Madrid, nëse dështon transferimi i Neymar

Futboll 14 Mars 2018 14:50

Tanimë është e qartë që skuadra e Real Madrid, po përgatitë ndryshime të bujshme në skuadër gjatë afatit kalimtar të verës.

Pas zërave se Neymar mund të largohet pas vetëm një sezoni nga PSG, drejtuesit e ekipit mbretëror menjëherë filluan ta shqyrtojnë mundësinë e transferimit të tij në “Santiago Bernabeu” dhe e shndërruan në prioritetin numër një blerjen e brazilianit.

Mirëpo, në rast se tentimi për ta kthyer Neymar në La Liga do të dështojë, atëherë Real Madrid, ka një plan B në sirtarë, i cili përfshinë blerjen e tre lojtarëve me paratë që do planifikonin për Neymar.

Si alternativa të mundshme u përfolën lojtarë si, Harry Kane, Mauro Icardi dhe Karlo Letica, megjithatë ka një ndjesi se më i lehtë do të ishte transferimi i Eden Hazard nga Chelsea, se ai i Harry Kane nga Tottenham.

Po ashtu edhe Robert Lewandowski, në fund to preferohej më shumë se kapiteni i Inter, Mauro Icardi, kurse përkundër se portieri i ri kroat, Karlo Letica, është një lojtarë që duhet mbajtur nën vëzhgim, spanjolli David De Gea vlerësohet si gardiani i duhur, të cilin Real Madrid ka kohë që e dëshiron, edhe pse trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, po mundohet me ngulm ta mbajë atë në “Old Trafford”, madje duke i foruar vazhdim kontrate me rritje të dukshme të pagës. /Insporti.com

-->