Plas incidenti i parë në Kupën e Botës

Basketboll 02 Shtator 2019 16:00

Dita e tretë e Kupës së Botës në basketboll është mbase dita më monotone e fazës së grupeve, meqë po thuajse asnjë nga favoritët nuk do të sfidohet seriozisht.

Një nga këto ekipe favorite është Italia, që lehtë e mundi Angolën me rezultat 92:61, por në këtë ndeshje ndodhi edhe incidenti i parë pak më i madh në këtë botëror.

Në minutë ne fundit të ndeshjes, kur fituesi veçse dihej, Paulo i Angolës, goditi me kokë Gentilen, në një situatë që rikujtoi skenat nga finalja e Kupës së Botës në Futboll, më 2006.