Plas te Juventus, Paratici-Nedved sherr në parking pas ndeshjes me Milanin, ja çfarë u disktua

Futboll 11 Maj 2021 16:42

Juventus nuk po kalon një moment të mirë në fushën e lojës dhe kjo gjithashtu është reflektuar edhe në rezutlate. Kur kanë mbetur edhe tre ndeshje nga përfundimi i sezonit, bardhezinjtë mund ta shohin veten jashtë Ligës së Kampionëve.

Në të njëjtën kohë edhe situata ekonomike në klub nuk është aspak e mirë, pasi shpenzimet për pagat janë rritur ndjeshëm nga viti në vit, por edhe mungesa e suksesit në Ligën e Kampionëve apo kampionat, pritet të ulin ndjeshëm të ardhurat edhe këtë sezon.

Sipas Gazzetta dello Sport, Paratici dhe Nedved ishin protagonist në një diskutim të zhurmshëm që ndodhi te skuadra italiane pas humbjes turpëruese 3-0 ndaj Milanit. Paratici kishte kërkuar shkarkimin e Andrea Pirlos dhe propozoi që zëvendësuesi i tij të ishte Igor Tudor.Por Nedved së bashku me presidentin Andrea Agnelli vendosën që Pirlo mos shkarkohet të paktën deri në fund të sezonit.

Në gjithë këtë amulli, presidenca po mendon fillimisht të ndryshojë strukturën menaxheriale dhe i pari në listë është drejtori sportiv Fabio Paratici.  Ky i fundit po paguan faturën e një viti katastrofik, duke kujtuar rastin Suarez, por edhe lojtarët që ka sjellur nuk e kanë përligjur investimin e bërë.

-->