Playoffi në NBA fillon më 14 Prill – këto janë përballjet që duhet shikuar patjetër

Basketboll 12 Prill 2018 18:08

Ka përfunduar sezoni i rregulltë në NBA, pas një gara speciale dhe dinamike në ligën më të fortë të botës në basketboll.

Këtë sezon, kemi parë skuadra që kanë dominuar në NBA befasisht; kemi qenë dëshmitarë të dramës së shkaktuar nga LeBron James në Cleveland Cavaliers; lëndimi më fatkeq ndër vite i Gordon Hayward; Kyrie Irving jashtë playoffit përshkak të infeksionit në gju; magjinë e James Harden me Houston Rockets; sezonin e dytë radhazi me mesatare triple-double të Russell Westbrook; shpërbërjen e ekipit të LA Clippers; ngritjen meteorike të Philadephia 76ers; rënien Golden State Warrios me sezonin më të dobët në 4 vjet e fundit, e shumë peripeci tjera që kanë ndodhur, në një sezon dramatik në NBA.

Më në fund ka ardhur koha për NBA Playoffs, i cili më në fund, brenda 4 vjetëve nuk ka favorit absolut për trofeun Larry O’Brien. NBA Playoffs fillojnë më 14 Prill në Oakland, California, ku GSW fillojnë mbrojtjen e titullit kundër San Antonio Spurs.

Ndeshjet që duhet shikuar patjetër:

Përballja kryesore e raundit të parë në NBA, do të jetë padyshim GSW kundër San Antonio Spurs. GSW do të jetë pa Steph Curry në raundin e parë ndërsa Spursave mund t’iu kthehet Kwahi Leonard, dhe të shohim përballje epike mes dy skuadrave të konferencës perendimore. Kjo përballje pritet të shkoj deri në 7 ndeshje.

Ndeshja tjetër që duhet shikuar në konferencën perendimore do të jetë mes Portland Trail Blazers kundër New Orleans Pelicans. Kjo ndeshje do të sjellë përballje shumë të fuqishme mes Damian Lillard dhe Anthony Davis, si liderë të dy skuadrave. Të dy lojtarët janë në kulm të karrierës, dhe lufta në këtë duel, për të kaluar në raundin e dytë nuk do të mungojë.  Edhe kjo përballje pritet të shkoj deri në 7 ndeshje.

Në konferencën lindore, do të këtë përballje mjaftë forta marrë parasysh rritje e konkunrrencës për herë të parë 8 vjet e fundit. LeBron James më nuk është kalorës i vetëm në lindje, sepse këtë sezon do të ketë konkurrencë serioze e cila do ta ndal lojtarin më të mirë në dekadën e fundit në NBA.

Përballjet më serioze do të jenë mes Raports – Wizards dhe Celtics – Bucks. Megjithëse Wizards kanë përfunduar sezonin të fundit në lindje, ata janë përballur me lëndime gjatë tërë sezonit dhe vetëm para Playoffs kanë kthyer tërë lojtarët në dispozicion.

Marrë parasysh sezonët e kaluar, Wizards janë pjekur për Playoffs dhe do të jenë rrezik shumë i lartë për Raports, të cilët nuk kanë dëshiruar të takohen me lojtarët nga Distrikti i Kolumbisë në raundin e parë. Ky duel mund të shkoj deri në 7 ndeshje.

Ndeshje tjetër interesant do të jetë mes Celtics dhe Bucks. Nëse Celts do të kishin Irving, Hayward, Smart dhe Theiss nuk do të kishin problem kundër Bucks, mirëpo pa këta lojtarë, Bostoni do të hyjë i plaguar në raundin e parë. Megjithatë, Celts kanë ende lojtarë shumë të fortë dhe trajnerin i cili konsiderohet më i mirë deri në këtë moment të sezonit në NBA.

Skema e përballjeve në raundin e parë të NBA:

Oraret e ndeshjeve që do të zhvillohen gjatë raundit të parë të NBA Playoffs: