Plepolli: Sikur kjo të kishte ndodhur, stadiumi do të ishte i mbushur në ndeshjen Feronikeli – Milan
Futboll
12 Gusht 2019
20:43

Të shtunën u zhvillua ndeshja miqësore mes Feronikelit dhe Milanit.
Pavarësisht pritjeve të mëdha, në stadium nuk u mblodhën më shumë se tre mijë tifozë.
Sipas ish-futbollistit Arsim Plepolli, tani trajner dhe analist futbolli, stadiumi duhej të ishte i stërmbushur.
“Stadiumi duhej të ishte i stërmbushur, por duhet kuptuar se biletat ishin të shtrenjta”, tha fillimisht Plepolli në “90 Plus”.
“Por, duhet kuptuar organizatorin sepse nuk është kosto e lirë ta sjellësh një klub si Milani në Kosovë”, potencoi ai.
“Megjithatë, organizatori nuk duhej të nxitohej. Sikur biletat të ishin vetëm 10 euro, atëherë stadiumi do të ishte i mbushur”, shtoi Plepolli.