Plepolli zbulon super pagat e dy futbollistëve të Llapit

Futboll 08 Nëntor 2019 20:59

Të ftuar në emisionin Favorit në T7 sonte ishin ish-përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunajki dhe trajneri e analisti i futbollit, Arsim Plepolli.

Përveç tjerash, ata kanë përmendur edhe nivelin e pagave në Superligën e Kosovës. Derisa Bunajki ka thënë se disa futbollistë në Kosovë marrin paga më të larta se në Suedi, Plepolli ka zbuluar se në skuadrën e Llapit janë dy futbollistë që paguhen nga 5000 euro në muaj.