Plisat: Do të shkojmë në Shkup për ndeshjen e Kosovës

Nations League 29 Janar 2020 12:51

Pas lajmit se tifo grupët maqedonase janë bërë bashkë për lojën ndaj Kosovës në play off të Nations League, grupi nga Tetova “Ballistët” kanë njoftuar se do ta përkrahin Kosovën. Dardanëve dhe Ballistëve u janë bashkuar edhe “Plisat” nga Prishtina , me këta të fundit që kanë vendosur për një formë tjetër të përkrahjes.

Udhëheqës të këtij grupi thonë se nuk do të futen në stadium, por do të mbetën jashtë tij për t’i siguruar “Dardanët” dhe të tjerët që do të jenë në stadium në përkrahje të Kosovës. Kushtrim Ramadani, përfaqësues i “Plisave”, ka thënë se grupi ka informata që në stadium dhe jashtë stadiumit do të ketë shumë tifozë serbë që do të mundohen të shkaktojnë tollovi.

“I kemi disa gjëra të ndara, por kur bëhet fjalë kundër serbëve, atëherë duhet të bashkohemi. Ne do të shkojmë në SHkup dhe do të jemi në mbrojtje të vëllezërve tanë, pasi ne gjithmonë e kemi dëshmuar veten kur është në pyetje nacionaliteti dhe shqiptaria. NE pretendojmë të shkojmë atje, por nuk do të futemi në stadium, do të qëndrojmë jashtë tij për t’i pritur vëllezërit tanë dhe t’I ruajmë ata, pasi kemi dëgjuar që në këtë ndeshje do të ketë tifozë edhe nga Serbia. Ky është qëndrimi ynë deri më tash, ndonëse vazhdimisht jemi në diskutime si grup në lidhje me këtë çështje”, ka thënë Kushtrim Ramadani, përfaqësues i Plisave.

-->