“Po bisedohet me FIFA-n e UEFA-n për heqjen e dënimit të Rusisë”

Futboll 22 Mars 2022 21:25

FIFA dhe UEFA u kanë bërë dalje klubeve dhe kombëtareve të Rusisë, për shkak të ofensivës të ushtrisë së këtij vendi në Ukrainë.

Gjithsesi në Rusi shpresojnë që vendimi i marrë të ndryshojë. Ashot Khachaturyants, presidenti i Premier Ligës Ruse, ka dalë në një konferencë për shtyp dhe është shprehur se po bisedohet që të hiqet pezullimi.

“Autoritetet po flasin me FIFA-n dhe UEFA-n për të lejuar që klubet dhe ekipi kombëtar të kthehen në garat ndërkombëtare. Në situatën që jemi gjithçka po ndryshon dhe nuk mund të them asgjë me siguri, por bisedimet vazhdojnë.

Unë me të vërtetë shpresoj që Dyukov (presidenti i Federatës Ruse të Futbollit) të mund të përfitojë nga marrëdhënia e hershme që ka me drejtuesit e FIFA dhe UEFA.

Unë mendoj se ky faktor mund të jetë një avantazh për të lejuar Rusinë të kthehet që të marrë pjesë në garat ndërkombëtare”.

-->