Po flitet për një rikthim në ‘Stamford Bridge’, legjendat e Chelseat drekojnë së bashku

Futboll 12 Qershor 2019 09:58

Didier Drogba dhe Frank Lampard janë parë duke kaluar kohë së bashku në Londër, teksa për këtë të fundit flitet se mund të marrë drejtimin e klubit londinez.

Dy legjendat e Chelseat janë parë në Londër teksa kanë dalur për të drekuar së bashku, raportojnë mediat në Angli, përcjell Insporti

Lampardi, aktualisht trajner te Derby County, raportohet se është kanditati numër një për të marrë drejtimin e ekipit.

41-vjeçari është favoriti për ta pasuar italianin Maurizio Sarri, që këtë javë pritet të nënshkruajë me Juventusin.

Hierarkia e klubit nga ‘Stamford Bridge’ mësohet se ka tashmë i ka filluar bisedimet me golashënuesin më të mirë në histori të klubit që të marrë drejtimin e skuadrës. /Insporti.com/