A po largohet Lewandowski nga Bayern Munchen ?
Futboll
11 Mars 2018
11:19

Robert Lewandowski-t mund të shijojë një aventurë të re larg Bayern Munich dhe tashmë kjo nuk është një mister.
Përkundër që Lewa është momentalisht mirë tek skuadra bavareze, interesimi i shumë skuadrave të mëdha për të, ka bërë që polaku ta mendojë seriozisht të ardhmen tek Bayern Munchen.
Reali Madrid dhe Chelsea, janë dy nga klubet që po e kërkojnë me ngulm një sulmues që shkon me lehtësi te goli dhe vëmendja e tyre është pikërisht te Lewandowski.
Kështu që, nuk do të përbënte aspak çudi fakti nëse në verë polaku do të largohej nga Bayern drejt një aventure të re. /Insporti.com