“Po luajmë një m*t”, dokumentari i Juves zbardh përplasjen CR7-Cuadrado

Futboll 25 Nëntor 2021 19:50

Dokumentari “All or Nothing: Juventus”, që i dedikohet sezonit të fundit të bardhezinjve, është publikuar në “Amazon Prime” dhe po zbulohen shumë prapaskena e ngjarje që kanë ndodhur.

Një prej tyre nga pushimi në ndeshjen mes Juventusit dhe Portos në Champions League. 45 minutat e para u mbyllën me epërsinë 1-0 të portugezëve dhe Cristiano Ronaldo nuk ka qenë aspak i qetë.

Ai pati një diskutim të nxehtë me shokun e tij të skuadrës, Juan Cuadrado, dhe theksonte se paraqitje e Juventusit në ato 45 minuta ishte një m*t.

RONALDO: Duhet të punojmë më shumë. Çfarë dreqin po bëjmë?! Nuk luajtëm fare! Asgjë nuk bëmë!

CUADRADO: Mos u shqetëso!

RONALDO: Kemi luajtur një m*t, gjithmonë.

CUADRADO: Duhet të jesh shembull për të gjithë!

RONALDO: Edhe unë! Edhe unë bashkë me ju! Duhet t’i themi njëri-tjetrit të vërtetën, kemi luajtur një m*t! Kjo është ndeshje e Champions League, duhet të kemi personalitet.

PIRLO: Mjaft Cristiano, mjaft Juan!

-->