Po mbyste një femër në ring, fansi nuk përmbahet ndaj aktorit të filmave porno

Sporte të tjera 23 Janar 2022 13:26

Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur në Rusi, ku në një ndeshje MMA-je është lejuar që një mashkull të ndeshet me një femër. Nëse nuk do të ishte një sport i dhunshëm, atëherë do të ishte e kuptueshme, por në një duel trup më trup, lë shumë vend për interpretim.

Në Rusi u zhvillua në ndeshje mes një aktori i filmave porno me një blogere, krijoi shumë tension mes të pranishmëve. Aktori në një moment e kishte kapur për qafe dhe po e mbyste kundërshtaren e tij.

Nëse do të ishte një ndeshje mes dy meshkujve, do të ishte një gjë mëse normale, por kur bëhet fjalë për një femër, reagimet janë të ndryshme. Një tifoz kapërceu kafazin dhe i sul me tërbim aktorit, për ta ndaluar ndeshjen.

-->