A po i thotë lamtumirë Lewandowski Bayern !

Futboll 10 Shkurt 2018 09:23

Kohëve të fundit sulmuesi polak, Robert Lewandowski, është kthyer në një lojtarë mjaft të përfolur, lidhur me dëshirën e tij për ta vazhduar karrierën në Madrid.

Disa ditë më parë, gazeta spanjolle “Marca”, kishte raportuar se sulmuesi polak është i interesuar për një kalim drejt skuadrës së “Los Blancos”.

Megjithatë këtë lajm e ka konfirmuar sot edhe gazeta e përditshme polake “Prezeglad Sportowy”, e cila shkruan për një takim mes zyrtarëve të Bayern Munchen dhe agjentit të Lewandowski-t, siç thuhet për të diskutuar rreth dëshirës së tij për një transferim të mundshëm drejt Real Madrid.

Klubi gjerman ka mohuar një mundësi të tillë për momentin, por siç thotë Tomasz Wlodarczyk, dera nuk është mbyllur akoma.
Për më tepër, informacioni thotë se skuadra madrilene kanë bërë të ditur interesimin e tyre po ashtu, tek agjenti i sulmuesit, Cezary Kucharski, dhe se këtë herë mundësia e kryerjes së transferimit është më se reale.

Mirëpo thuhet se, gjithçka që do të ndodhë, do të jetë në transparencë të plotë dhe se Reali po këmbëngul në transferimin e lojtarit që e sheh si zëvendësues të Benzema-s. /Insporti.com

-->