Pochettino i lumtur me fitoren ndaj Man Cityt

Futboll 29 Shtator 2021 09:34

Mauricio Pochettino ndihet i lumtur me fitoren e ekipit të tij Paris Saint-Germain ndaj Manchester Cityt.

Kjo fitore e ka bërë të lumtur trajneri argjentinas të PSG-së, Pochettino, i cili ka lavdëruar skuadrën për paraqitjen e bërë.

“Mendoj se ishte një fitore e mrekullueshme, jam i lumtur për tifozët tanë pasi ishte fitorja e parë në histori ndaj Manchester Cityt. Jam i lumtur me shpirtin dhe karakterin treguar nga skuadra”, ka thënë fillimisht Pochettino.

“Mendoj se ekipi bëri një paraqitje të mirë. Ishim në gjendje të merrnim presionin gjatë periudhave të vështira të lojës, kundër një skuadre shumë të mirë të Manchester Cityt. Ishim në gjendje të luanim, të sulmonim kur ishte e nevojshme”.

PSG mori një fitore të madhe në shtëpi, duke mposhtur Cityn me rezultat 2-0, falë golave nga Idrissa Guaye dhe Lionel Messi.

-->