Pochettino në Manchester United si pasues i Solskjaerit – këto janë zhvillimet e fundit

Futboll 12 Shkurt 2020 14:39

Mauricio Pochettino ka thënë se është mërzitur nga mospuna dhe mezi po pret rikthimin.

Ish-trajneri i Tottenham ka thënë se ka dëshirë të zjarrt që të mbetet trajner në Premierligë.

Trajneri argjentinas është lidhur me punën te Manchester United, gjë të cilën s’e ka mohuar.

Ai nuk e ka përmendur si opsion Manchesterin, por që ka thënë se do të mbetet në Premierligë.

“Jam gati dhe pres një sfidë të re. Kam besimin dhe bindjen se sfida tjetër do të jetë fantastike. Jam duke shikuar gjitha ofertat, por me dëshirën më të zjarrtë do të mbeten në Premierligë. Mendoj që kam pushuar mjaft, dhe jam i gatshëm për aventurën e re”, ka thënë Pochettino.

-->