Pochettino para ndeshjes së sotme të PSG: Humbja kundër Real Madrid më la pa gjumë

Futboll 13 Mars 2022 11:57

Eliminimi nga Champions League ka shkaktuar shumë zhgënjim te PSG dhe këtë e shpreh edhe trajneri Mauricio Pochettino.

Para ndeshjes së kampionatit, kundër Bordeaux, argjentinasi ka thënë:

“Jemi të gjithë të zhgënjyer. Unë, lojtarët, të gjithë ata që janë pjesë e këtij klubi. Është një zhgënjim i madh. Tani kemi përgjegjësinë ta mbyllim mirë sezonin.

Zhgënjimi i tifozëve është i njëjtë me ekipin, tani duhet të gjejmë motivimin e duhur për të fituar Ligue 1. Ky duhet të jetë motivimi për të vazhduar.

Humbja kundër Real Madrid më ka lënë pa gjumë natën, më shkaktoi shumë zemërim dhe keqardhje. Kjo nuk do të thotë se nuk jam i fortë. Duhet të vazhdojmë përpara”

-->