Pochettino te Manchester United, kjo është përgjigja e presidentit të Tottenhamit  

Futboll 12 Janar 2019 15:20

Manchester Uited është skuadra më e interesuar për të afruar një trajner të ri në fund të këtij sezoni, ndërkohë që norvegjezi Ole Gunar Solskjaer është emëruar në këtë detyrë si zgjidhje e përkohshme.

Sipas “The Sun”, drejtuesit e “Djajve të Kuq” kanë si synim të marrin në “Old Trafford” trajnerin argjentinas të Tottenhamit, Mauricio Pochettino, për të cilin janë gati të ofrojnë rreth 50 milionë funte.

Por, i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Presidentit të Tottenhamit, Daniel Levy, i cili u ka thënë drejtuesve të klubit, të refuzojnë çdo ofertë në drejtim të Pochettinos, pavarësisht shifrës që do të vijë në këmbim të kartonit.

Levy bindi trajnerin argjentinas të rinovojë kontratën në muajin maj, duke e zgjatur për 4 vitet e ardhshme, ndaj tashmë nuk ka ndërmend ta lejojë të largohet, qoftë edhe në këmbim të 50 milionë funteve.