Pochettino thotë se nuk i dëgjoi vërshëllimat drejtuar Mbappes

Futboll 15 Gusht 2021 11:41

Trajneri i PSG-së, Mauricio Pochettino deklaroi se është “shumë i lumtur” me Kylian Mbappen, transmeton Insporti.

Ppas fitores 4-2 ndaj Strasburgut të shtunën, tifozët e Paris Saint-Germain vërshëllyen sulmuesin mes spekulimeve të largimit të nga Parc des Princes.

Megjithatë, para ndeshjes sulmuesi francez ishte cak i vërshëllimave të tifozëve të PSG-së, të cilët janë kundër lojtarit që nuk po rinovon kontratën.

Pochettino ofroi lavdërime për përqendrimin e tij në detyrën në fjalë dhe tha se ai nuk dëgjoi asnjë nga vërshëllimat e tifozëve në Parc des Princes.

“Unë nuk i dëgjova vërshëllimat. Jam shumë i lumtur me të. Ai është i fokusuar në atë që duhet të bëjë dhe pati një lojë vërtet të mirë. Ai duhet të vazhdojë në këtë rrugë”, ka thënë fillimisht Pochettino për L’Equipe.

-->