Podolski nënshkruan kontratë interesante me ish-skuadrën e tij

Futboll 14 Gusht 2019 21:00

Lukas Podolski nuk heq dorë nga skuadra e tij e zemrës, Kolni. Sulmuesi 34-vjeçar, që luan në Japoni me skuadrën e Vissel Kobe, ka firmosur sot një kontratë me klubin e Kolnit. Natyrisht jo për të luajtur në fushë, por për të shitur akullore.

Në sezonin e ri 2019-2020, në stadiumin e Këlnit të gjithë tifozët mund të blejnë akulloret që prodhon firma e tij. Në Gjermani fama e dyqaneve të prodhimit të produkteve të mishit të Lukas Podolskit është e madhe. Ndërkohë që, së fundi ai ka vendosur të hapë edhe një shoqëri në prodhimin e akullores, që quhet “Ice Cream United”.

Javën e kaluar, Podolski ka takuar drejtorin sportiv të Kolnit, Alexander Wehrle që ka provuar akulloren e prodhuar nga sulmuesi polak.

“Cilësia e akullores së tij na ka bindur. Edhe nga ana ekonomike, oferta që na bëri Podolski është e mirë. Për këtë arsye vendosëm të shesim akulloren e tij në stadium”, tha Wehrle. Kolni këtë sezon do të luajë në Bundesliga.

Ndërsa vetë sulmuesi u shpreh: “Puna e biznesmenit më pëlqen dhe jam krenar për këto nisma. Dua që shoqëritë e mia të biznesit të rriten sa më shumë. Sapo kuptova se ekzistonte mundësia që të shisja akullore në stadiumin e ekipit tim të zemrës nisa bisedimet”.