Pogba deklarohet për raportet e tij me Mourinhon

Futboll 23 Prill 2018 11:13

Mesfushori francez, Paul Pogba, i cili për t’u rikthyer në “Old Trafford” e detyroi skuadrën e Manchester United të paguajë shifrën rekord prej 89 milionë funteve, tash e një kohë po përflitet se nuk i ka raportet e mira me trajnerin Jose Mourinho, përkundër se pikërisht portugezi ishte ai që insistoi verën e vitit 2016 për ta rikthyer Pogban.

Madje raportimet e fundit flisnin për një acarim aq të madh, saqë mesfushori francez i kishte vënë kushtin klubit të Man.United, se për sezonin tjetër ose do të qëndronte ai, ose Mourinho, pasi nuk ka vend për të dy në skuadër.

Megjithatë, Paul Pogba, në një intervistë për emisionin francez “Canal Football”, deklaroi se raportet e tij me Jose Mourinhon janë në rregull dhe i kupton vendimet e trajnerit portugez, për mos ta inkuadruar atë në disa ndeshje.

“Nuk kam ndonjë problem me Mourinhon dhe mendoj se as ai nuk po ashtu me mua”, tha Pogba.

“Ai (Mourinho) është trajneri dhe merr vendime, e normalisht që edhe kritikon dhe unë si lojtarë duhet t’i pranojë ato. Kjo është e tëra”, vazhdoi francezi.

Raportimet e javës së kaluar, flitnin se Mourinho është i gatshëm ta shesë mesfushorin francez këtë verë për 140 milionë funte, pasi javëve të fundit trajneri portugez është frustruar me qëndrimin e Pogbas, por po hasë në kundërshtinë e Ed Woodward, i cili e dëshiron me ngulm qëndrimin e 25 vjeçarit në “Old Trafford”.

Drejtuesit e United janë duke refuzuar të pranojnë që, vetëm pas dy viteve pas rikthimit, ta largojnë përsëri Pogban, pasi besojnë shumë në aftësitë e tij dhe ngritjen e tij në formë dhe ndoshta për këtë arsye francezi nuk është duke u brengosur për zërat lidhur me largimin e tij.

“Për momentin jam tek Manchester United dhe sinqerisht jam duke menduar vetëm për të tashmen. Transferimet nuk janë në mendjen time. Shikoni, nëse do t’i dëgjoja të gjitha çfarë thuhen, unë do të isha gjithandej”, deklaroi Paul Pogba për “Canal Football”. /Insporti.com

-->