Pogba dhe Hazard biseduan për Real Madridin

Manchester United dhe Chelsea barazuan në kryendeshjen e javës që shkoi në Premier League.
Man Utd nuk arriti të fitonte ndeshjen që i mbante ende në garë për një vend që siguron Ligën e Kampionëve, duke barazuar 1:1 në Old Trafford.
Në këtë ndeshje protogonist ishin Eden Hazard dhe Paul Pogba, të cilët janë duke u lidhur me një transferim në Real Madrid gjatë afatit kalimtar të verës.
Hazard and Pogba definitely discussing what Spanish neighbourhood they’ll be living in next season.
— Captain Steve Rogers. (@OhioV1) April 28, 2019
Gjatë ndeshje për disa minuta Hazard dhe Pogba janë parë duke biseduar dhe ky moment ka ngjallur reagime të shumta në rrjetin social Twitter.
Tifozët e United dhe Chelsea mendojnë se ata kanë biseduar se në cilën lagje të Madridit të jetojnë.
Hazard pas ndeshjes deklaroi se së bashku me Chelsea do të jenë pjesë e Ligës së Kampionëve sezonin e ardhshëm.
Me rikthimin e Zinedine Zidane si trajner i Realit, dyshja po spekulohet se do të jenë futbollistë të “Los Blancos” këtë verë. /Insporti.com/
Pogba & Hazard chatting after the game. No doubt arrange a car pool to the Bernabau from August #MUNCHE
— Craig Hitchcock (@craighitchcock) April 28, 2019
Pogba to Hazard at the end see you in Madrid ? ??
— Adam Pegg (@A_Peggy89) April 28, 2019