Pogba e humbi penalltinë – reagimi i Tyson Furyt është ‘epik’

Futboll 20 Gusht 2019 11:49

Tyson Fury dukej qartë se nuk ishte aspak i impresionuar me Manchester United mbrëmjen e kaluar kur Paul Pogba humbi një goditje nga pika e bardhë.

“Gypsy King” është në Las Vegas për stërvitje para meçit të ardhshëm kundër Otto Wallin.

Fury do të rikthehet në ring pas vetëm tre muajve pasi nakutoi boksierin Tom Schwarz në dy raunde.

Por, 30-vjeçari shfrytëzoi pak kohë për të shikuar skuadrën e tij të preferuar – Manchester United.

Një video është shfaqur tani ku mund të shihni reagimin e tij qesharak në momentin kur Pogba humbi penaltinë.

Videon mund ta shikoni duke klikuar këtu.