Pogba është i gatshëm ta bëjë këtë gjë në mënyrë që të transferohet në Real

Futboll 09 Korrik 2019 10:50

Ylli i Manchester United, Paul Pogba është gati të pranojë një pagë më të vogël vetëm që të transferohet në “Santiago Bernabeu”.

Fituesi i Kupës së Botës kërkon largimin dhe klub tjetër pos Realit është edhe Juventusi.

Të dy Pogba dhe agjenti i tij, Mino Raiola kanë thënë se dëshirojnë largimin. 26-vjeçarit do t’i zvogëlohet vlera deri në 15 milionë euro.

Vlera e tij do ta vendos francezin në të njëjtën vlerë me kapitenin Sergio Ramos.

Të dy klubet akoma nuk kanë pranuar për transferimin e Pogbas dhe United po mundohet që ta mbajë lojtarin e tyre.