Pogba i thotë lamtumirë Manchester Unitedit

Futboll 07 Maj 2019 10:11

Paul Pogba është i vendosur të largohet nga Manchester United.

Mospjesëmarrja në Champions League sezonin e ri, ka bërë që mesfushori francez ta kërkojë largimin nga gjiganti anglez, raporton ESPN.

Francezi do të takohet me menaxherin e ‘Djajve të Kuq’ për ta dorëzuar kërkesën e largimit gjatë merkatos së verës.

Real Madrid është favorit për ta transferuar Pogban, ndërsa së fundmi në garë është futur edhe Juventusi.

Barazimi me Huddersfieldin në fundjavë, ka bërë që Manchester Unitedi të mbetet jashtë Ligës së Kampionëve për edicionin tjetër.