Pogba merr lajme të këqija

Futboll 12 Mars 2020 23:41

Lajme të mira për Manchester Unitedin vijnë nga Spanja.

Don Balon raporton se Real Madrid kanë vendosur të tërhiqen nga gara për të nënshkruar me Paul Pogban.

Raportohet se ‘Los Blancos’ janë lodhur duke ndjekur francezin, diçka që ka nisur që disa vite.

Tani, rreth të ardhmes së Paul Pogba ekzistojnë dy hipoteza, vazhdimi i kontratës me Manchester Unitedin, apo rikthimi te Juventus.

Pikërisht nga Juventus, Paul Pogba ishte transferuar te Manchester United në vitin 2016.

-->