Pogba rikthehet në Juventus – lajmi sensacional nga Italia

Futboll 04 Qershor 2019 08:32

Juventusi raportohet se e dëshiron rikthimin e Paul Pogbas nga Manchester Unitedi.

Sipas SkySport Italia, drejtori sportiv i Juves, Fabio Paratici, ka pasur një takim jozyrtar për të transferuar Pogban.

Në raportim theksohet se Unitedi do më shumë se 100 milionë euro për francezin, por “Zonja e Vjetër” po mendon edhe mundësinë e shkëmbimit të lojtarëve.

“Djajtë e Kuq” në të kaluarën janë lidhur me disa lojtarë të Juves përfshirë Paulo Dybalan, Joao Cancelo e Douglas Costa.

Pogba kishte fituar katër tituj me Juventusin para se të kthehej tek Unitedi më 2016.

Ai fiton 15 milionë euro në sezon në Old Trafford e Juventusi raportohet se do t’i ofrojë 21 milionë për ta bindur të kthehet në Torino.