Pogbas ia tregojnë vendin në raport me Mourinhon

Futboll 10 Mars 2018 10:20

Pas shumë spekulimeve në media rreth marrëdhënieve midis Paul  Pogbas, lojtarit më të shtrenjtë që Manchester United ka transferuar kohëve të fundit dhe Jose Mourinhos, trajnerit të këtij ekipi, duket se klubi ka marrë qëndrim në anën e këtij të dytit.

“The Independent” shkruan se klubi e mbështet Mourinhon më shumë se kurrë më parë. Portugezi vetëm sa ka rinovuar kontratën me “Djajtë e Kuq” dhe Pogba duhet të pajtohet me këtë ose të largohet.

Dallimet midis Jose Mourinhos dhe Paul Pogbas po bëhen gjithnjë e më të thella.

Ata e kanë humbur besimin te njëri-tjetri. Pogba madje është i gatshëm edhe të largohet nga “Old Trafford” nëse trajneri portugez nuk ndërron qasje.

Pogba është dëshpëruar edhe nga klubi që i besojnë 100% ish trajnerit të Interit, Chelseat e Real Madridit dhe e kanë paralajmëruar mesfushorin francez: ose je me Mourinhon ose jashtë – raporton “The Independent”.

Rinovimi i kontratës së Mourinho deri më 2020 ishte sinjal i qartë për Pogban se Man United i beson portugezit.

Situata është e komplikuar pasi Mourinho disa ndeshje e ka lënë jashtë, por edhe në stol francezin që u ble nga Juventusi për 125 milionë euro, 20 prej tyre bonuse.

Para transferimit në Man United, për Pogban interesoheshin edhe Barcelona dhe Real Madridi.

Spekulimet për një largim të mundshëm i ka shtuar edhe më shumë agjenti i lojtarit, Mino Raiola, pas situatës së krijuar mes Pogbas e Mourinhos.

“Pogba në Madrid? Kurrë mos thuaj kurrë…”, ishte shprehur Raiola.

-->