Poirier i dërgon mesazh të qartë Khabibit

Sporte luftarake 17 Prill 2019 15:18

Kampioni i përkohshëm i peshës së lehtë në artet marciale mikse, Dustin Poirier, ka reaguar pas fitores ndaj Max Holloway në eventin UFC-236.

Ky sukses i dha atij të drejtën të duelojë ndaj kampionit të këtij Divizioni, të pamposhturit Khabib Nurmagomedov (27 fitore e asnjë humbje).

Rusi u shpreh se mezi e pret shtatorin, jo vetëm për t’u rikthyer në kafaz pas pezullimit por dhe për të mposhtur Poirier dhe të mbrojë titullin kampion.

Gjithsesi, amerikani nuk është i këtij mendimi. “Shtatori është muaji i përkryer për sfidën mes nesh”, tha Poirier.

“Eja Khabib, le ta bëjmë këtë sfidë mes kampionësh dhe le të zgjedhim më të mirin. Kam kohën e mjaftueshme për të rikuperuar dhe për të kryer një fazë përgatitore të përkryer”, u shpreh më tej Poirier, 25 fitore, 5 humbje dhe një duel pa rezultat në kafaz.

Duke folur për faktin se Khabib është favorit për ta fituar këtë sfidë, Poirier shtoi: “Favorit është vetëm një fjalë që shkruhet në letër. Në kafaz nuk ka favoritë, por dy sportistë që janë përgatitur për të dueluar. Dhe fiton ai që ka më shumë fat dhe më i miri”.