Polemikat mes bukurosheve, punë xhelozie apo e vërtetë? (FOTO)

Futboll 03 Dhjetor 2019 23:41

Paula Ferrari prej shumë vitesh drejton programet sportive në “Rai”, por kohët e fundit ajo ka qenë në qendër të vëmendjes edhe për shkak të disa polemikave me prezantuesen e platformës “DAZN”, Diletta Leotta.

Së fundmi, është diskutuar se Diletta Leotta mund të jetë prezantuese e festivalit San Remo, por Ferrari me sa duket nuk është aspak dakord me këtë zgjedhje:

“Unë do të doja që San Remon ta drejtonte Bebe Vio së bashku me Amadeus. Ajo është një femër që të bën të ndihesh krenare. Nuk dua që këtë event ta prezantojë dikush që del në TV vetëm për shkak të formave të saj”, u shpreh Ferrari duke thumbuar hapur moderatoren seksi Diletta Leotta.

-->