Policia e konfirmon lajmin e Insajderit, Agim Ademi e sulmoi punëtorin e Federatës – ja detajet

Lajmin e Insajderit lidhur me sulmin e Agim Ademit ndaj puntorit të FFK’së, Artan Govori e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
Lajmi është konfirmuar për Insajderin nga zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 14:00, kemi pranuar informatën për një rast sulmi, i cili ka ndodhë në zyrat e FFK-së. Lidhur me këtë rast aktualisht në stacion policor është duke u intervistuar pala ankuese. Për detaje njoftoheni me kohë.
Burime të Insadjerit mësojnë se Govori është sulmuar nga Ademi, pasi e kishte përshëndetur Gramoz Vokrrin, i cili sot e e ka shpallur edhe zyrtarisht kandidaturën e tij për kryetar të Federatës së Futbollit të Kosovës.
Ndryshe, kjo nuk është hera e parë që Ademi i sulmon zyrtarët e federatës. Ai edhe më herët ka pasur probleme me Govorrin, pasi e kishte larguar nga FFK, por e kishte rikthyer prapë.
Zgjedhjet për të parin e FFK-së, që do të mbahen më 6 prill, kanë nxitur mjaft debat në botën e futbollit.
/Insajderi