Policia e Las Vegasit i kërkon ADN-në Ronaldos, kështu reagon Allegri

Futboll 12 Janar 2019 09:28

Cristiano Ronaldo po kalon një moment fantastik të karrierës së tij në kampionatin italian, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë sa i përket jetës jashtë futbollit.

Kjo pasi në vjeshtë portugezi u akuzua për përdhunim nga një ish modele amerikane, ngjarje që kishte ndodhur në verën e 2009-ës, por që ishte fshehur, pasi pretendohet se Ronaldo kishte paguar 375 mijë euro.

Së fundi çështja u rihap nga policia e Las Vegasit, e cila po heton ngjarjen, në bazë të dëshmive dhe denoncimeve të bëra në kohën kur edhe pretendohet se ka ndodhur përdhunimi.

Ditë më parë, medie amerikane Wall Street Journal ka cituar burime nga policia e Las Vegasit, të cilët thonë se u kanë kërkuar autoriteteve italiane, ADN-në e Cristiano Ronaldos.

Testi synon të krahasojë ADN-në e sulmuesit portugez me gjurmën e gjetura në rrobat e modeles amerikane, Kethryn Mayorga, e cila ka akuzuar Ronaldon për përdhunim.

Lidhur me këtë është pyetur edhe trajneri i Juventusit, Max Allegri, në prag të ndeshjes së sotme në Kupën e Italisë me Bolognan.

“Është çështje privati kështu që unë mund të flas vetëm për futboll. Do të fls vetëm se si e kam parë Ronaldon. Ai është i qetë. Është stërvitur mirë dhe ka pushuar si gjithë të tjerët – që ishte e nevojshme pas disa muajve intensiv. Tani ai duhet të përgatitet mirë për pjesën e dytë të sezonit, që është pjesa më  rëndësishme”, tha bosi i Juventusit.

“E shoh Cristianon shumë të përkushtuar dhe të qetë, për gjërat tjera nuk është puna ime që të përgjigjem sepse janë çështje private dhe është e drejtë që të mos përgjigjem”, shtoi ai kur u pyet për kërkesën e ADN-së të Cristianos. /Insporti.com/