Policia e Manchesterit përdori dhunë ndaj tifozëve, dalin pamjet

Futboll 03 Maj 2021 10:42

Tifozët e Manchester United pas protestës në stadiumin “Old Trafford” arritën që ta anulojnë derbin më të madh në Britani të Madhe, atë ndërmjet Manchester United dhe Liverpoolit. Tifozët e “Djajve të Kuq” janë duke kërkuar largimin e pronarëve amerikanë Glazers nga klubi, pas përfshirjes së klubit në krijimin e Superligës Evropiane, shkruan Insporti.com.

Ata arritën të “pushtojnë” fushën e “Old Traffordit” duke marrë gjithë vëmendjen e botës së futbollit.

Për të larguar turmën e madhe të tifozëve, u përdorë policia e cila nuk kurseu dhunën ndaj tyre.

Megjithatë, edhe pas largimit nga stadiumi, qëllimi i tyre u arritë pasi ndeshja nuk u zhvillua, duke dërguar një sinjal të fortë në drejtim të vëllezërve Glazers.

Premier Liga dhe dy klubet ende nuk kanë njoftuar për datën dhe kohën e re të ndeshjes.

Të gjitha klubet angleze, përfshirë edhe Federatën e Futbollit Anglez janë në bojkot ndaj rrjeteve sociale, për shkak të mos ndalimit të racizmit ndaj futbollistëve deri të martën e katër majit. /Insporti.com/

-->