Policia ndal tifozët e Arsenalit pse kishin veshur fanella të Mkhitaryanit

Futboll 29 Maj 2019 09:01

Arsenali do të takohet sonte me Chelsean në kuadër të finales së Evropa Ligës.

Sikur mungesa e Henrikh Mkhitaryan në Baku për finalen e Europa League të mos mjaftonte, edhe tifozët me emrin e tij pas shpine nuk lihen të qetë nga policia vendase.

Video më poshtë tregon dy tifozë me fanellat e Mkhitaryan duke qarkulluar në Baku kur ndalen nga policia.

Më pas ata lejohen të vazhdojnë, por nuk është e qartë pse policia i ka ndaluar në radhë të parë.

Kujtojmë se mesfushori i Arsenalit nuk do të luajë në finale, shkaku i tensioneve politike.