Polonia përfiton nga pezullimi i Rusisë prej Kupës së Botës

Futboll 28 Shkurt 2022 21:32

Ditën e sotme, FIFA doli me deklaratë se klubet dhe kombëtarja ruse janë pezulluar nga çdo garë sportive, transmeton Insporti.

Kështu, Rusia nuk do të marrë pjesë as në Kupën e Botës, në ndeshjen e playoff-it të cilën do të luante ndaj Polonisë.

Gazetari i njohur i sportit, Gianluca Di Marzio ka bërë me dije në një postim në Twitter se Polonia ka përfituar nga ky ndëshkim.

Kombëtarja polake do të kualifiokohet direkt për në fazën tjetër të eliminimeve direkte të Kupës së Botës.

-->