Polonia triumfon ndaj Suedisë, merr biletën për në Katar 2022

Futboll 29 Mars 2022 23:02

Pas Portugalisë, Polonia ka arritur gjithashtu të presë një biletë për Katar 2022 duke mposhtur Suedinë me rezultatin 2-0.

Pjesa e parë u mbyll pa gola por suedezët u treguan disa herë të rrezikshëm.

Pjesa e dytë nisi ndryshe pasi Lewandowski shënoi me anë të 11 metërshit në minutën e 49-të, duke i dhënë avantazhin polakëve.

Një pjesë e dytë intensive ku solli edhe golin e sigurisë për Poloninë. Zielinski përfiton nga një gabim i mbrojtjes duke kapur topin dhe duke shpërthyer me një shpejtësi brilante, dërgon topin mjeshtërisht në rrjetë.

Polonia është ekipi i radhës pas Portugalisë që merr biletën për në Kupën e Botës.

-->