Ponari në lidhje me sportistin e njohur (FOTO)

Sporte tjera 21 Tetor 2020 10:20

Fjoralba Ponari është në një lidhje sportistin e xhudos, Françesko Baholli.

Çifti e kanë mbajtur lidhjen e tyre larg vëmendjes së mediave dhe rrallë publikojnë foto me njëri-tjetrin.

Moderatorja bëri publike lidhjen me sportistin pak kohë më parë, duke publikuar një foto ku i mbulonte imazhin.

Megjithatë, brenda pak kohësh ai u identifikua si Françesko Baholli, një djalë simpatik, me pasion të madh për sportin e xhudos, por me profesion inxhinier software.

E ftuar në “Wake Up”, Fjoralba Ponari tregoi se u përpoq ta mbante të fshehtë identitetin për shkak se i dashuri i saj nuk është personazh publik.

“Unë me timen i ruajta identitetin. S’ka asgjë, unë e kam ndarë edhe herë tjetër. Se kam mbajtur sekret. Edhe në intervista e kam thënë publikisht”, u shpreh ajo.

“Ke problem se ta marrin?” e pyeti moderatorja e emisionit.

“E kam thënë nuk është problemi që ma marrin,  sepse tani e kanë marrë vesh të gjithë, por Françesko thjesht nuk është personazh publik. Është natyrë introverse”, iu përgjigj Fjoralba.

-->