Ponte Prizreni përforcohet me amerikanin Nichols

Superliga 05 Nëntor 2019 14:20

Ponte Prizreni është përforcuar me një basketbollist nga SHBA-ja, Ty Nichols.

Ty Nichols së fundi ka qenë pjesë e ekipit të Keene State College. Nichols ka pasur një mesatare prej 27.4 pikë, 8 kërcime e 5 asistime.

Ponte Prizreni këtë e ka bërë të ditur nëpërmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka shkruar:

“TY NICHOLS përforcim i ri i skuadrës! 🏀

Pas humbjes në fundjavë, menagjmenti i klubit ka reaguar menjëherë duke e shtuar në skuadër edhe një përforcim.

Behet fjale per lojtarin e pozites 2/3 Ty Nichols i cili vjen nga 🇺🇸 ku se fundi është paraqitur në ekipin Keene State College ku ka pasur mesatare prej 27.4 pikë, 8 kërcime dhe 5 asistime .

Welcome In our club Ty Nichols!
#oneteam”