Ponte Prizreni përforcohet me dy basketbollistë

Superliga 08 Gusht 2019 14:13

Bennet Holley është emri më i rri i skuadrës së Ponte Prizreni, ka konfirmuar klubi përmes një postimi në Facebook.

Aloja, Holley 203 cm për disa vite ishte pjesë e Appalachian State University në NCAA1 dhe pritet që të jetë njëri ndër përforcimet më kryesorë të ekipit bardh e zi.

Me Holley skuadra mbyllë transferimet e lojtarëve të huaj, konfirmon Ponte Prizreni.

“Njëkohësisht basketbollisti Arbon Shala, ish-lojtar i Golden Eagle Ylli dhe përfaqësueses së Kosovës U-15, nga sot edhe ai u bashkua skuadrës tonë. Klubi me lojtarët të rinj premton një të ardhme të sigurt”, thuhet në konfirmimin e Pontes.