Ponte Prizreni shënon fitoren e parë, Lipjani vazhdon me humbje

Superliga 09 Tetor 2019 21:26

Ponte Prizreni ka fituar si mysafire e Lipjanit me rezultat 121:101 në ndeshjen e vlefshme për javën e katërt të Superligës së Kosovës në basketboll.

Për prizrenasit kjo është fitorja e parë në katër ndeshjet e zhvilluara, derisa Lipjani ka pësuar katër humbje.

Malcolm Canada me 27 pikë, Urim Zenelaj (25) dhe Elliot Cole me 21 pikë ishin më efikasit te Ponte Prizreni, skuadër e cila diferencën e bëri në çerekun e tretë, duke e fituar me 11 pikë dallim, 29:18.

Ndërsa, te Lipjani bindshëm më i miri ishte Demarkus Stuckey Jr me 41 pikë, i cili ishte edhe basketbollisti më efikas i ndeshjes.

Pikë dyshifrore patën edhe Marquise Simuels e Fazli Vitia, të cilët kontribuan me nga 20 pikë.