Ponte Prizreni shënon fitoren e parë

Superliga 05 Tetor 2019 17:04

Ndeshja e parë e javës së 3-të të Superligës së Kosovës në basketboll ndërmjet Ponte Prizrenit dhe Feronikelit i ka takuar skuadrës prizrenase me rezultat 100:92.

Malcolm Canada me 31 e AJ Sanders me 24 pikë ishin më të merituarit për fitoren e vendësve, tek të cilët pikë dyshifrore patën edhe Qëndrim Ajazaj e Mendrit Ademi, me nga 12 pikë.

Arti Hajdari me 23, Brandon Sccot (22) dheTyron Garland me 21 pikë u dalluan te Feronikeli.

Për Ponte Prizrenin kjo ishte fitorja e parë, ndërsa për Feronikelin humbja e dytë në po aq ndeshjen.